Futboll

Dilema “Harry Kane”, Spurs apo jo Spurs?


Megjithëse Harry Kane ka ende tri vite në kontratën e tij me Tottenham Hotspurs, nën administrimin e trajnerit Jose Mourinho, sulmuesi 27-vjeçar ka ndezur disa spekulime lidhur me transfertën e mundshme të tij larg Spurs-ave.

Në fakt, ai mendon se qëndrimi i tij (Kane) te Spurs-at mbetet në dyshim.

Ekzaktësisht çfarë ka thënë Kane që ka shpikur këto spekulime rreth një largimi të mundshëm?

Pak kohë përpara çeljes së ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, që do të zhvillohet në Qatar, Kane, i pyetur për Sky Sports nëse spekulimet rreth kësaj teme do ta ndikojnë mbarëvajtjen e tij profesionale, u përgjigj:

“Pyetja është e vështirë dhe, për momentin, nuk mund të jap një përgjigje të saktë”.

“Është me rëndësi që përqendrimi im të mbetet te dy ndeshjet e Kombëtares së Anglisë (me San Marino-n 0 – 5 dhe Shqipërinë 0 – 2), ajo çfarë ka ngelur nga sezoni me Spurs për këtë vit dhe Euro-t”, tha ai.

I pyetur nga Sky Sports pas fitores së Kombëtares angleze kundër kuqezinjve të Shqipërisë në Tiranë, të luajtur në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 0 – 2, të dielën në orën 18:00, legjenda e futbollit irlandez dhe britanik, Roy Maurice Keane u përgjigj në kuadër të spekulimeve ndaj Kane-it dhe të ardhmes së tij:

“Nëse je lojtar i nivelit botëror, duhet të kesh uri natyral për trofetë më të mëdhenj të botës. Muajt e radhës janë vendimtarë dhe me peshë për Spurs-at: finalja e Kupës së Ligës dhe a mund të renditen të katër ekipet e para angleze? Për mua, është një pikëpyetje gjigande dhe, a do ta influencojë rrugën e Kane?”, përfundoi Keane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore