Lajme

Dikush që e çon LDK-në përpara


Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie tha se nuk ka preferenca për asnjë kandidatë për kryetar të LDK-së.

“Me çfarë të drejte i jap unë preferencat një kandidati. Ato i jep Kuvendi. Nuk kemi preferenca të tilla. Preferenca ime është që në krye te LDK-së të vjen dikush që i mbron vlerat e LDK-së dhe që e çon LDK-në përpara”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se preferenca e tij për kryetarin e ardhshëm të LDK-së është që i njëjti t’i mbrojë vlerat e kësaj partie.

“Ka pasur deklarime në media të ndryshme për kandidatura zyrtare. I presim në Kuvend dhe nuk dua që as unë e as kryesia të intereferojmë në to, por e presim Kuvendin”.

Ai ka refuzuar të komentojë rezultatin e ish-nënkryetares së kësaj partie, Vjosa Osmani, në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje mori mbi 300 mijë vota, duke u bërë personi më i votuar në këto zgjedhje.

“Nuk komentoj fitoret individuale. Është çështje e qytetarëve të cilët kanë votuar dhe e respektoj votën për çdo kënd, jo vetëm për Vjosën. I pranojmë rezultatet”, ka thënë ai.

Mustafa kishte ofruar dorëheqje nga pozita e të parit të partisë muajin e kaluar.

Ndërkohë, më 14 mars, pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore