
Një mjet i një kompanie pirvate të sigurisë, i cili dyshoet se po transportonte një shumë parash, është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor Tiranë-Durrës.
Mjeti është djegur në pjesën ku janë të vendosur drejtuesi dhe pasagjeri, ku nuk ka pasur lëndime për asnjërin prej personave, të cilët kanë qenë në furgonin e blinduar gjatë ngjarjes.
Mbërritja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e menjëhershme të flakëve.
Ndërsa, në vendngjarje, kanë mbërritur edhe forcat e Policisë, për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Dyshimet e para kanë rënë mbi një defekt elektrik në mjet, i cili ka shkaktuar më pas edhe zjarrin.
Nuk dihet ende nëse në kohën e ndodhisë, ka pasur apo jo pará në pjesën e pasme të mjetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti pas takimit me Lajçakun e Escobarin: Biseduam për de-eskalim të situatës në Veri dhe zgjedhjet e reja
-
Komisioni Evropian sinjalizon përfundimin e marrëveshjes së investimeve në Kinë
-
Paratici tërhiqet nga roli i tij me efekt të menjëhershëm, teksa pret rezultatin apelit
-
“Serbia ka vendosur barrikadë me cunga, Kapia do zbatim”, Kurti akuzon Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit