Momente

Diferenca midis Mercedes dhe Red Bull në testin e Bahrain-it


Testimet e para të garës në Bahrain, shfaqën Mercedes-in në një formë aspak të mirë. Ndërsa për Red Bull mund të thuthet e kundërta. Në fakt, të gjithë presin çdo gjë veçse që Mercedes të mos jetë makinë e shpejtë.

Garat testuese të Bahrain-it ekspozuan vështirësinë e pilotëve me ‘sjelljen’ e makinës së tyre [Mercedes], duke qënë se Mercedes-i ka mirëmbajtur një pjesë të madhe të pjesëve të tij nga viti i kaluar, gjë që reflektohet te pjesët e makinës, të cilat shumë prej tyre janë siç kanë qënë një vit më parë – vit të cilin Sir Leëis Hamilton e dominoi tërësisht.
Sidoqoft, askush nuk i merr dot seriozisht testet krahasuar me garat zyrtare të Kampionatit Botëror. Në këtë kontekst, Mercedes-i jo vetëm ka surprizuar, por edhe ka dal triumfus në vijën e fundit të finish-it.

Përmbledhje e testit në Bahrain
Mercedes

Problemet e Mercedes-it ishin të qarta që prej fillimit: kutia e marsheve kishte probleme të mëdha, aq sa shoqëruan gjatë gjithë garës së ditës së premte pilotin finlandez Valtteri Bottas.
Në mbrëmje i erdhi rradha Leëis Hamilton-it të pilotonte makinënë; më keq akoma se me Bottas-in. Dukej sikur Hamilton po luftonte me makinën në vënd që ta ngiste. Një veturë lozonjare më tepër se sa një pajisje e aftë të kapi shpejtësi marramendëse.

Bindjet se makina nuk ishte fort mirë u vendosën kur Hamilton-it i doli makina jashtë kontrollit dhe u rrotullua mbi pistë. Dy herë madje. Ndoshta Mercedes po “luftonte” britanikun dhe jo e kundërta…

“Mund të them që një prej problemeve kryesore të makinës është pjesa fundore, e cila kërcet dhe nuk është aspak e qëndrueshme”, u shpreh Bottas pas testit për BBC Sport.
Hamilton plotësoi: “Nuk do ta quaja ‘luftë’, por më tepër mungesë shpejtësie. Kemi shumë punë për të bërë. Do të jetë e vështirë”.

Red Bull

Nervozizmi dhe destabiliteti i Mercedes-it nuk ishte i pranishëm te Red Bull. Në të vërtetë ishte e kundërta.

Në fazën e parë të testit të ditës së dielë, Sergio Perez përfundoi i pari. Por dominanca e vërtetë erdhi nga kolegu i tij, belgo-hollandezi Max Verstappen, i cili përfundoi më shpejtë nga të gjithë.
Përfundimi ishte më se i kënaqshëm për Red Bull: makina nuk pati probleme madhore dhe pilotët plot optimizëm dhe të qetë.

“Çfarë merr prioritet është të mbetemi në tabelë më sa më shumë xhiro dhe kështu, të kuptojmë makinën duke provuar gjëra të reja në mënyrë që të kuptojmë ku shtrihen limitet saj”, u shpreh Versttapen.

Me ç’duket deri tani, rolet janë zhvendosur. Pra, Red Bull duket më tepër si udhëheqës se sa si ndjekës. Do të mbetet gjithmonë kështu?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore