Futboll

“Diego fryu nga lart” dhe shpëton Boca Juniors nga goli


Ndeshja e Boca Juniors me Atletico River Plate, është një prej ndeshjeve klasike të cilat mezi priten të ndodhin. Një super derbi latine. Të dy ekipet luajnë në Primera Division, kategoria e parë e futbollit argjentinas ndonëse ajo e mbrëmjes së ditës së dielë, u luajt për Kupën e Ligës Profesionale.

Por edhe pse ndeshja ka peshë në Argjentinë, fenomeni i djeshëm është kaq i rrallë saq lehtësisht mund të futet në historinë e futbollit.

Në detaj, ajo që ndodhi ishte një rast i pastër goli për River Plate-in dhe një mrekulli për Boca Juniors; topi krosohet në zonën e Boca-s drejtuar sulmuesit të Plate-it i gjendur aty por ngushtësisht i mbuluar nga një prej mbrojtësve të Boca-s. Pikërisht ai mbrojtës i Boca-s godet topin gabimisht drejt portës së ekipit të tij. Kjo si rezultat i një zig-zagu nga pasimi deri tek koka e tij.

Ndeshja ishte barazim 1 – 1. Ai që duhet të ishte një autogol që do ta shtynte në avantazh Plate-in u kthye në një mrekulli të cilën komentatori argjentinas e quajti “Dora e Zotit” – topi erdhi deri pranë vijës fatale por trajektoria që kish marrë e bëri të fërkohet mjaftueshëm më barin dhe të ndrojë kah.

Komentatori iu referua Diego Armando Maradona-s i cili ka patur një karrierë të Boca Juniors duke thërritur “Diego fryu nga lart”.

https://youtu.be/j6YDsItejtQ

Ajo çka dihet është se Maradona konsiderohet shenjtor, hero, Zot dhe super-lojtar në Argjentinë, atje ku ka vendlindjen. Figura e tij është kthyer në një mit, për të mos thënë në legjend të pakohë.

Nga një këndvështrim jokonvencional, Diego ndoshta me të vërtetë “fryu” aq sa të ruante portën e ekipit të cilin e deshte aq shumë.

“Dora e Zotit”

Ishte çerek-finalja e Botërorit të 1986-ës. Argjentina u përball me Anglinë në 22 qershor dhe Diego-s i duhei të udhëhiqte atdheun drejt fitores. Gjashtë minuta pas fillimit të pjsesës së dytë, një ping-pong topash midis lojtarëve argjentinas dhe prapavijës angleze, bëri që topi të fluturonte në zonën e portës angleze. Mrekullisht, Diego nuk qëlloi jashtë loje dhe në ndjekje të topit, hidhet për ta goditr në portën kundërshtare por, afër tij ishte portieri anglez Peter Shilton. Shilton ishte të paktën 20 cm më i gjatë se Diego dhe, në një betejë ajrore për t’i dhënë drejtim topit, Diego ngre dorën dhe e prek aq sa ta fusë në portën kundërshtare.

Futbolli i asaj kohe nuk kishte sasinë e arbitrave që ka sot. VAR-i sigurisht që as në ëndrra nuk shihej. Mungesa e ekspertizës bëri që Argjentina të kalonte në avantazh dhe ta fitojë atë ndeshje 2 – 1 madje u bë kampione e botës me Diego-n si “timonier” i ekipit.

Kur e pyetën Diego-n se ç’ishte ajo që ndodhi, ai u përgjigj: “Ishte dora e Zotit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore