Sport

Diego Costa drejt Palmeiras-it


Sulmuesi spanjollo-brazilian, Diego Costa pritet të jetë lojtari më i ri i kampionëve të Kupës Libertadores, Palmeiras-it. Sulmuesi, aktualisht është lojtar i lirë, që pas zgjidhjes së kontratës, muajin e kaluar me Atletico Madrid-in.

Me Palmeiras-in Costa pritet të nënshkruajë një marrëveshje dy vjeçare, me 2 milionë euro në sezon. Duke u bërë kështu një nga lojtarët më të paguar në ligën braziliane të futbollit.

Për Costa-n do të jetë përvoja e parë në karrier, në futbollin e vendlindjes së tij, pasi futbollin profesionist e nisi në Portugali.

Pas aventurave te Braga, Penafiel-i, Atletico Madrid-i, Celta di Vigo, Albacete, Rayo Vallecano dhe Chelsea, Costa vendosi t’i bashkohet klubit brazilina, me të cilin është tifoz që i vogël.

32-vjeçari në karrierën e tij në Europë, numëron 474 ndeshje, 181 gola dhe 71 asiste.

Gjithashtu lojtari është pjesë e Kombëtares së Spanjës, me të cilët numëron 24 ndeshje dhe 10 gola. Më herët në dy takime ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Brazilit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore