Futboll

Diego Armando Maradona më i njohur se Papa


Maradona? Nga mit është bërë legjendë dhe mund të thuhet pa frikë se në botë njihet më shumë se Papa Françesco. Për të do të flitet gjithnjë, edhe pas 500 vjetësh”. E ka thënë Fernando Signorini, ish traineri i të ndjerit Diego Armando Maradona, në mikrofonat e Radio CRC.

“Nuk jam aspak i habitur që Diegon e duan kaq shumë edhe sot, dhe mbi të gjitha njerëz që s’e kanë parë kurrë të luajë – ka vazhduar – dhe s’mund të jetë ndryshe. Maradona ka qenë një symbol politik dhe shoqëror, ai që ka bërë të fitojë jugu kondër fuqisë së veriut, si revolucionar i asaj kohe. Diego luante për njerzit e tij dhe i vetmi qëllim i tij ishte t’i dhuronte gëzim gjithë popujve të botës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore