Përballje

Diaz kthehet i uritur për fitore


Pas duelit të fundit në 2019, Nate Diaz ka deklaruar se do të kthehet në arenat e UFC.

Nate Diaz thotë se ai dëshiron të qëndrojë aktiv në 2021, dhe ai ka dy kundërshtarë në krye të listës së dëshirave të tij.

Ndeshja mes Connor McGregor dhe Dustin Poirier i mori vëmendjen Diaz. Ai do një duel kundër Dustin Poirier, i cili ka një rekord pozitiv kundër Connor McGregor dhe Dan Hooker, ose Charles Oliveira i cili nuk ka humbur që nga viti 2017.

Ishte e planifikuar që Diaz dhe Poirier të ndeshen në vitin 2018, por kjo nuk u arrit për shkak se Poirier ishte i lënduar.

Diaz nuk ka luftuar që nga humbja ndaj Jorge Masvidal, në nëntor 2019 dhe ai luftoi vetëm dy herë që nga seria e tij me dy luftime kundër Conor McGregor në 2016.

Diaz poashtu ka thënë që do të luftojë së paku dy herë në arenat e UFC. Ai tha se është i gatshëm të ndeshet deri në 4 herë këtë vit dhe dëshiron që dueli i parë të jetë në prill ose maj.

Diaz gjithashtu e komentoj edhe duelin mes McGegor dhe Poirier ku tha që ndeshja do jetë më serioze me mua.

“Nuk do ta luaj ‘djalin e mirë’ sic bëri Conor McGregor. Unë mendoj se një luftë me mua do të ishte më e vërtetë, një situatë më serioze për të”, ka thënë Diaz..

Poirier mund të fitojë titullin e peshave të lehta nëse mposht Mcgregor përsëri. Ata janë 1-1 kundër njëri-tjetrit. Nëse Poirier shkon në atë drejtim, atëherë Diaz do jetë i interesuar.

Megjithatë Diaz tha se ai është më i interesuar për një luftë me Oliveira, i cili po vjen një fitore dominuese ndaj ish-kampionit të përkohshëm në pesha të lehta Tony Ferguson.

Dy pretendentë të tjerë në pesha të lehtë, Ferguson dhe Justin Gaethje, e kanë thirrur Diaz. Por ai dëshiron të përballet me dikë që vjen nga një fitore

“Unë do të luftoj atë djalë, tha Diaz për Oliveira. Më pëlqejnë fituesit. … Po përpiqem të luftoj me kundërsharë që kanë ardhur nga fitore.”

Diaz, 35 vjeç, u kthye në UFC në gusht 2019, duke mposhtur Anthony Pettis. Kundër Masvidal, ai u mposht përmes një nokauti pas raundit të tretë. Vitin e kaluar u bisedua për një riluftim me Masvidal, por Diaz tha se ai ka kaluar në “gjëra më të mëdha dhe më të mira”.

Diaz pritet të shihet në dyluftim gjatë muajve në vijim, por kundërshtari i tij pritet të zgjedhet së shpejti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore