Lajme

Dhurata prekëse e Shakirës për babanë e saj


Këngëtarja me famë botërore, Shakira, i ka dedikuar një letër prekëse babait të saj.

Muzika e saj klasifikohet si një ndër më të mirat në botë, duke bërë që këngët e saj të jenë hite thuasje gjithmonë.

Këngëtarja ka festuar ditëlindjen e babait të saj para pak ditësh. Ai festoi përvjetorin e tij të 90-të dhe këngëtarja postoi në atë kohë një foto në llogarinë e saj në Instagram.

“Babi, ti ke nxitur hapat e mi dhe ke ndriçuar rrugën time. Ti më ke treguar se jeta është e hapur dhe e thellë si një det dhe kështu, ti i ke dhënë kuptim times duke e mbushur me gëzimin tënd. Ti je inspirim për mua, bashkëpunëtori im dhe gjithçka tjetër. Miku im më i mirë. Gëzuar 90 vitet e kaluara në mënyrë spektakolare! Të dua me gjithë qënien time!”, ka shkruar Shakira. Ajo ka shpërndarë një video ku shfaqet, duke kërcyer vallëzim me babain e saj.

“Këtë 6 shtator pashë babanë tim të mbushte 90 vjeç. Të rikujtoja se sa i dashur dhe i vlerësuar është ai nga të gjithë ata që e rrethojnë, më ka bërë të reflektoj mbi jetën time dhe të pyes veten nëse një ditë, si ai, unë do të jem në gjendje të arrij një moshë të madhe”, shkruan ajo.

Të atin e përshkruan si një njeri të rrethuar nga shumë “dashuri të sinqertë”.

“Jo për shkak të këngëve që kam shkruar, apo ideve që më kanë lindur gjatë jetës, jo për shkak të gjurmëve të mia artistike, por për shkak të trashëgimisë sime njerëzore. A i kam dëgjuar mjaftueshëm të tjerët kur një dhimbje i ka pushtuar?”, vijon letra e saj.

“A kam festuar për gëzimet e tyre dhe a i kam kuptuar dhe falur limitet e tyre? A u kam kushtuar atyre vëmendjen time të pandërprerë kur ata kishin nevojë për të apo kam qenë shumë e zënë, e lodhur me shqetësimet e mia, pa ia hapur telefonin apo e zhytur në gjërat e mia të vogla?”, shprehet artistja.

Më tej shkruan për jetën se “thonë se kalon sa hap e mbyll sytë, por që ka fuqinë të infektojë të tjerët me shumë gëzim. Një gëzim që nuk zbehet, ai që na bën të buzëqeshim kur kujtojmë dikë të dashur, njerëz si babai im”.

Këngëtarja e ngre në pidestal të atin, duke i shkruar se”gjatë gjithë jetës së tij ka shpërndarë pa u lodhur dritën e tij si të ishte një llambë e pashtershme. Ata që e njohin, e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë. Ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do”.

Duke zbuluar se ai “ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale, por kjo nuk është pikërisht ajo që ne festuam në ditën e tij me muzikë, tullumbace dhe pije. Në moshën e tij, fjalët mund të bëhen gjithnjë e më të rralla, ose në mendjen e tij pjellore, idetë brilante mund të shfaqen gjithnjë e më rrallë”.

Përtej kësaj prognoze të Shakirës, megjithatë shkruan ajo, “në një qenie të papërsëritshme si ai, unë e di se e brendshmja, parësorja do të mbetet; aftësia për të shprehur dhe ndjerë dashuri, gëzimi i tij, drita e tij, karizma e tij, dhe mbi të gjitha ritmi i tij!”

Sipas saj, “ajo që është me të vërtetë e rëndësishme nuk gëlltitet nga faqet e kohës. Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin! As materiali, nga i cili jemi bërë dhe nëse keni dyshime pyesni Don Wi! Oh, sa gjë e bukur baba”, përmbyll letrën Shakira.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore