Lajme

Dhjetëra të arrestuar në një mbrëmje kaosi në Jerusalem


Janë lënduar 20 oficerë policie dhe janë arrestuar 44 persona, në një mbrëmje kaosi në Jerusalem.

Forcat e policisë u përleshën me protestues palestinezë. Këta të fundit, kanë qenë të nxehur me masat e marra për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ndërkaq, disa hebrenj ekstremistë, mbajtën një marshim anti-arab.

Tensionet janë rritur prej ditësh në Jerusalem. Konflikti izraelit-palestinez, ka qenë prej kohësh në rindezje e sipër.

Rezidentët ndërkaq, janë përgatitur për ngjarje të tjera madhore të mundshme. Ambasada e SHBA-së, është ndër rezidencat ku janë marrë masa sigurie shtesë.

Policia ka përdorur elektrizues për neutralizimin e protestuesve. Mjetet e shpërndarjes me ujë janë vënë gjithashtu në përdorim.

Gjykata e Jerusalemit është sulmuar me gurë nga disa protestues. Ndërtesa gjithsesi, ishte e boshatisur dhe nuk ka pasur dëme në njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore