Lajme

Dhjetëfishohen rastet aktive me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur përmes një komunikate se për 15 ditë, numri i rasteve aktive është 11-fishuar.

MSH-ja, ka sqaruar se rritja ka ndikuar që edhe të ketë të shtrirë me COVID-19 në spitale, ani pse tash e një kohë nuk ka pasur të shtrirë në spitale e QKUK-së me Coronavirus.

“Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19”.

Tutje u është bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës anti-COVID.

Rritja e rasteve aktive në dy javët e fundit në Kosovë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Më 20 qershor, numri i rasteve aktive me COVID-19 ishte 110. Më 5 korrik është 1 mijë e 244.

Në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 95 doza të vaksinës në gjithë Kosovën.

Numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar 230 mijë e 54 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 3.140 persona.

Ndryshe, në muajin maj Albanian Post kishte vizituar Klinikën Infektive në të cilën kishte qenë një situatë krejtësisht e qetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore