Sport

Dhjetë skuadrat me vlerën më të madhe, sipas CIES


Vlera e skuadrave futbollistike sa shkon e rritet.

Mirëpo, ndryshe nga vlefshmëria e klubeve në të ardhura, është vlefshmëria e tyre me vlerën e futbollistëve.

Vetëm vendi i parë mbetet i njëjtë, kurse nëntë të tjerat ndryshojnë.

Lista e CIES nuk llogaritë futbollistët që janë në huazim, i jap shumë rëndësi moshës së futbollistëve dhe kontratave të tyre.

10. Atletico Madrid, 662 milionë euro

Vlera e të gjithë futbollistëve të Atletico Madrid së bashku, shkon në 662 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm mbetet Joao Felix, me vlerën e 110 milionë eurove.

9. Borussia Dortmund, 687 milionë euro

Skuadra gjermane këtë vit është ngjitur në ‘top 10’.

Përkundër humbjes së Jadon Sancho, ka talentë të rinj të cilëve vlera iu ngritet çdo ditë, si Bellingham dhe Reyna.

Erling Braut Haaland është futbollisti më i vlefshëm sipas klauzolës së tij, 70 milionë euro.

8. Paris Saint-Germain, 808 milionë euro

Çuditërisht, parisienët janë kaq poshtë në këtë listë.

Kjo vjen për shkak se vlera e Messi-t, Ramos-it e Neymar-it, nuk është më shumë e lartë, për shkak të moshës dhe kontratave të tyre.

Lojtari më i vlefshëm është Kylian Mbappe, me 150 milionë euro.

7. Real Madrid, 846 milionë euro

Edhe Real Madrid-i ka rënë shumë në listë.

Humbja e Varane-s, Ramos-it ka ndikuar shumë në këtë rënie, por edhe mosha e futbollistëve si Modric, Marcelo, Kroos e Benzema.

Thibaut Courtois dhe Fede Valverde janë dy futbollistët më të vlefshëm të Real-it, me 70 milionë euro.

6. Liverpool, 868 milionë euro

Çdo vit Liverpool-i shkon duke u ngjitur në këtë listë.

Futbollistët e klubit të kuq vazhdojnë të impresionojnë me performancat e tyre dhe vlera vazhdon e ngritet.

Trent Alexander-Arnold, me vlerë 100 milionë euro është më i shtrenjti te Liverpool-i.

5. Bayern Munich, 890 milionë euro

Bavarezët mbajnë pozitën në këtë listë.

Vazhdimësia e tyre i bëm gjithnjë të pranishëm në mesin e këtyre klubeve.

Futbollisti më i vlefshëm është Joshua Kimmich, 100 milionë euro.

4. Barcelona, 896 milionë euro

Katalunasit vazhdojnë të jenë shumë lartë në këtë listë.

Kjo sepse vlera e talentëv të rinjë është rritur shumë.

Ansu Fati tani vlen 60 milionë euro, derisa lojtari më i vlefshëm është Frenkie De Jong me 90 milionë euro.

3. Chelsea, 946 milionë euro

Blutë janë ngjitur shumë në këtë listë me transferimet e viteve të fundit.

Havertz është shumë lartë në listën e futbollistëve më të vlefshëm në botë.

Kurse, futbollisti me vlerën më të madhe te Chelsea mbetet Romelu Lukaku me 130 milionë euro.

2. Manchester United, 1 milard e 214 milionë euro

Transferimet e këtij viti e kanë ngjitur në podium për herë të parë pas një dekade United-in.

Sancho, Bruno janë lojtarët më të vlefshëm me 90 milionë euro, derisa Rashford dhe Varane vlejnë nga 80.

1.Manchester City, 1 milard e 280 milionë euro

Nuk është për tu çuditur që City mbetet e para.

Transferimi i Grealish ka rritur edhe më shumë vlerën e klubit të Guardiola-s.

Ai së bashku me De Bruyne janë futbollistët më të vlefshëm të klubit, 100 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore