Përballje

“DFB Pokal”, surprizat nuk mungojnë


Të martën mbrëma u zhvilluan katër ndeshjet e para në kuadër të 1/8-ve të finales së kupës së Gjermanisë.

Pa dyshim që surpriza më e madhe në këtë fazë të eliminimit direkt, ishte humbja e Bayer Leverkusen nga Rw Essen me rezultat 2:1.

Ekipi që bënë pjesë në kategorinë e katërt të futbollit gjerman, e mposhti Leverkusen-in pas vazhdimeve.

Koha e rregullt përfundoi 0:0, pastaj në minutën 105 kaloi në epërsi Leverkusen me anë të sulmuesit Leon Bailey.

Pikërisht kur u mendua që Bayer e siguroi çerekfinalen, “befasia” doli në skenë, Oguzhan Kefkir barazoi rezultatin pas tre minutave, pastaj për të kaluar në epërsi në minutën 117-të u përkujdes Simon Engelmann  ku dhe fitoi ndeshjen.

Në ndeshjen tjetër Borussia Dortmund në një përplasje  spektakolare e  mposhti me vështirësi  Paderborn me rezultat 3:2, vetëm pas lojës shtesë, pasi që koha e rregullt përfundoi 2:2.

Kualifikimi për Dormund u duk i lehtë ku në minutat gjashtë dhe 16 shënuan Emre Can dhe Jadon Sancho për epërsinë 2:0.

Në minutën 79 ngushtoi epërsinë Julian Justvan, ku pastaj vendasit shënuan në minutën 95, por ndërhyri Var duke e anuluar golin e Haland.

Më pas Paderborn barazoi rezultatin në minutën e 98 me anë të një penalltie, të cilën e konkretizoi Prince-Osei Owusu për ta dërguar lojën në vazhdime.

Milot Rashica luajti 70 minuta në fitoren e Werder Bremen kundër Greuther Fuerth me rezultat 2:0.

Golat u shënuan nga Kevin Mohwald në minutën e 12-të dhe Felix Agu, në minutën e 73-të.

Holstein Kiel mposhti Darmstadt vetëm pas penalltive, pasi që ndeshja u mbyll me rezultat 1:1.

Vendasit shënuan në minutën e 58-të përmes Janni-Luca Serra, pastaj Serdar Dursun barazoi rezultatin.

Kiel është befasia më e madhe në “DFB Pokal” pasi që për të arritur në këtë fazë e mposhti gjigantin bavarez Bayern Munich.

Borusia Dortmund, Werder Bremen, Rw Essen, dhe Holstein Kiel siguruan kalimin në çerekfinale, dhe katër ekipet tjera çerekfinaliste do t’i mësojmë të mërkurën.

Ndeshjet e radhës janë:

Red Bull Leipzig – Bochum

Wolfsburg – Schalke

Regensburg – Fc Koln

Stuttgart – B. Monchengladbach

Shorti për ndeshjet çerekfinale hedhet më 7 shkurt.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore