Shqipëria

Deutsche Welle: Scholz po përpiqet që Samitin e radhës në Procesin e Berlinit ta organizojë në gusht


Aleksandër Vuçiç dhe Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është duke bërë përpjeke që takimin e radhës për Procesin e Berlinit ta organizojë gjatë muajit gusht. Kështu kanë bërë të ditur burime diplomatike të Deutsche Welle.

“Ndryshe nga ish-kancelarja Merkel, Scholz është më shumë pro zgjidhjeve konkrete. Për të arritur zgjidhje konkrete”, është thënë nga burimi i DW.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të arrijë të premten në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi në kuadër të turneut të tij në Ballkan.

Vizita e tij shënon vazhdimin e ofensivës së intensifikuar diplomatike të Gjermanisë, ndërsa është thënë se fokusi do të jetë në situatën aktuale politike në Evropë të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Scholz e fillon vizitën e tij në Kosovë dhe Serbinë, pastaj viziton Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz,

Në një deklaratë të zyrës së kancelarit, të transmetuar nga Deutsche Welle, thuhet se temat kryesore të udhëtimit të Scholz në Ballkanin Perëndimor do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore