Lajme

Deutsche Bank largon klientët me rekorde kriminale pas skandalit “Epstein”


“Deutsche Bank” ka ndërprerë marrëdhëniet me një numër shumë të vogël të klientëve të pasur me dosje kriminale, pas arrestimit të financierit Jeffrey Epstein.

Banka më e madhe gjermane ka pranuar Epstein si klient në vitin 2013, kur ai u akuzua pёr sulme seksuale.

Deutsche ra dakord vitin e kaluar për të paguar 150 milionё dollarë për dështimet e pajtueshmërisë që përfshinin marrëdhëniet e saj me Epstein, i cili vdiq duke u vetёvrarё në burg në vitin 2019.

Po ashtu, shefi ekzekutiv i Deutsche, Christian Sewing, pranoi vitin e kaluar se vendimi për të bërë biznes me Epstein ishte “një gabim kritik”.

Pas arrestimit të Epstein në vitin 2019, Deutsche kreu një analizë të brendshme, duke kërkuar “raste të tjera të klientëve me rakorde kriminale”, tha Stefan Simon, zyrtar kryesor administrativ i bankës, për Financial Times.

“Banka vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me një numër shumë të vogël klientësh”, tha Simon, duke shtuar se, “çështjet ligjore ishin të ndryshme nga ato të Epstein”.

Simon, ish-partner në firmën juridike Flick Gocke Schaumburg dhe anëtar i bordit mbikëqyrës të Deutsche, iu bashkua bordit drejtues të huadhënësit në vitin 2019, si kreu i rregullimit.

Këtë vit, ai u vu pёrpara përgjegjësisё për pajtueshmërinë dhe krimin antifinanciar në një riorganizim më të gjerë të bordit.

Ai mori menjëherë pёrsipёr kontrollin, pasi banka u qortua publikisht nga mbikëqyrësi financiar gjerman BaFin për kontrolle të dobëta.

Deutsche ka caktuar një shumë shtesë e cila nuk është bërë publike për rregullimin e pajtueshmërisë.

Shpenzimet mund të humbasin objektivin e mëparshëm të kostos së vitit 2021, i cili u braktis këtë verë.

Gjatë dy viteve të fundit, Deutsche ka shpenzuar 2 miliardë euro për funksionet e saj të kontrollit dhe pajtueshmërisë dhe stafin shtesë.

Pjesa më e madhe e parave do të shpenzohen për të rritur aftësitë kundër krimit financiar të Deutsche, përfshirë teknologjinë e saj për të identifikuar flukset e parave të lidhura me financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave, në zonën ku BaFin dhe Rezerva Federale e SHBA-ve kërkuan përmirësime.

Banka po përmirëson gjithashtu infrastrukturën e saj të IT-së dhe, së shpejti, do fillojë të zëvendësojë sistemet e saj të monitorimit me programe të reja.

Në qershor u larguan nga puna dy drejtues veteranë tё lidhur me një hetim të vazhdueshëm mbi dyshimin e shitjes së gabuar të derivateve të këmbimit valutor, te klientët e korporatave në Spanjë.

Marrë dhe përshtatur nga Financial Times.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore