Jetesë & Stil

Detajet në shtëpinë tuaj nga të cilat duhet të hiqni dorë


Trendet e arredimit të shtëpisë ndryshojnë çdo ditë. Por ka disa gjëra që thjesht nuk bëjnë dhe duhet të hiqen sa më shpejt.

Disa dizejnues të brendshëm kanë ndarë idetë e tyre se cilat janë ato gjëra që duhet ti hiqni nga shtëpia që të duket më e bukur dhe më e organizuar.

Kombinoni jastëkët me tapetin

Dizajnuesja, Kimberly Rasmussen, thotë se tashmë ka ikur koha kur jastëkët kombinohen me divanin. Tani, për një pamje më të organizuar dhe më të mbledhur të shtëpisë, jastëkët duhet të kombinohen me tapetin.

Vendosni llamba të bardha për një hapësirë më të rehatshme

Rasmussen thotë se në vend të llambave të mëdha dhe më forma të ndryshme, ju mund të vendosni llamba të thjeshta të bardha. Kjo shton ngrohtësinë në dhomë dhe nuk merr vëmendjen nga gjëra të tjera.

Jo perde që e bëjnë të vështirë të futet drita e diellit në shtëpinë

Duhet të hiqni dorë nga perdet e trasha dhe me ngjyrë të errët pasi këto e bëjnë të vështirë të futet drita natyrale në dhomë. Perdet duhet të rregullojnë një hapësirë, por ato nuk kanë pse të jenë mbizotëruese ose të mëdha. Përdorimi i materialeve të tejdukshme janë një mënyrë për të krijuar një ambient të bukur por pa e tepruar.

Jo shumë karrige në një dhomë

Shumë karrige në një hapësirë krijojnë shumë rrëmujë në dhomë, e bën atë të duket më e vogël dhe është diçka e panevojshme. Për të hapur hapësirën, mund të mbani vetëm një karrige të vogël ose pupa.

Pllakat duhet të jenë të ndryshme

Zakonisht njerëzi përdorin të njëjtin model pllakash si në dhoma, dush apo kuzhinë por kjo nuk duhet pasi sipas dizajnueses, diçka e tillë e bën shtëpinë të duket e arreduar pa shije./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore