Sport

Dest – Meunier, shkëmbimi në planet e Barcelona


Barcelona po e konsideron seriozisht një shkëmbim të Sergino Dest me Thomas Meunier.

Katalunasit kanë biseduar me Dortmund-in dhe ia kanë ofruar këtë mundësi shkëmbimi kokë për kokë gjermanëve, pa asnjë cent më tepër të përfshirë.

Katalunasit e kanë zgjedhur këtë mënyrë të veprimit, deri në rikthimin e gjendjes stabile financiare.

Transferimet e lira, shkëmbimet me skuadrat tjera – kjo është mënyra se si Barcelona operon tani.

Dhe i fundit në listën e këtyre ideve, është shtuar belgu i Dortmund, Thomas Meunier.

Xavi nuk është fare i lumtur me kontributin e Sergino Dest, dhe çdo gjë do të ishte e pranueshme për të.

Mirëpo, ky raportim ka nxitur shumë polemika te tifozët e Barcelonës.

Duke parë formën jo stabile që po kalon klubi, ata nuk besojnë se Thomas Meunier është lojtari i duhur për të bërë një hap para.

Këtë e kanë treguar edhe komentet e ndryshme në rrjetet sociale.

Megjithatë, katalunasit janë shumë të interesuar në këtë shkëmbim, i cili pritet të ndodh gjatë ditëve të ardhshme.

Të hënën mbyllet merkato, dhe ka mbetur edhe pesë ditë që çdo lëvizje të kompletohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore