Lajme

Dështon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Krivokapiç cakton një të re për të mërkurën


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi nuk është mbajtur të martën e 25 janarit për shkak të mosparaqitjes së pesë anëtarëve të Këshillit, përkundër faktit se seanca ishte organizuar dhe përshtatur me obligimet e shumicës së anëtarëve të Këshillit, ka thënë kryeministri, Zdravko Krivokapiç, andaj ai ka thirrur një mbledhje të re për të mërkurën në ora 16:00.

Ai ka thënë se në mbledhje ishin paraqitur vetëm anëtarët ai (Krivokapiç), kryetar i Këshillit, Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac, Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiç dhe drejtori i ANB, Dejan Vukshiç.

“Për hir të transparencës së plotë, nesër kryetari i Këshillit, kryeministri Zdravko Krivokapiç, do të caktojë mledhje të re në orën 16:00, me të njëjtin rend dite, me qëllim themelor që qytetarët e Malit të Zi të informohen deri në fund”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit.

Në këtë Mbledhje emergjente, Krivokapiç kishte për synim të shpaloste, sipas tij, të vërtetën për “ngjarjet e 3 dhe 5 shtatorit të 2021 në Cetinje”, gjë që sipas tij, “do t’i tregonte publikut përmbajtjen e raportit”.

Përmes këtij raporti, Krivokapiç, synoi edhe shkarkimin e Dritan Abazoviqit si Kryesues i Byrosë për Koordinim Operativ.

Qeveria e Malit të Zi

Ndërsa në mbledhje nuk kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm, Gjorgje Raduloviç dhe Sergej Sekuloviç, si dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Milan Knezeviç.

“Mungesa e pesë anëtarëve të Këshillit ka penguar miratimin e raportit të Komisionit Ndërinstitucional për Analizën e Rezultateve të Koordinimit dhe Koherencës Operative të Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë dhe Byrosë për Koordinim Operacional, lidhur me ngjarjet në Cetinje nga shtatori 3 deri më 5, 2021, për të hequr shenjën e fshehtësisë nga raporti, gjë që do të ndërgjegjësonte publikun për përmbajtjen e raportit në tërësi”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit.

Në këtë kuptim, është shqetësues fakti që pesë anëtarë të Këshillit tregojnë papërgjegjshmëri të dukshme kur është fjala për gjendjen aktuale të sigurisë në vend.

Por “Urdhri” i 5 shtatorit çka është?

“Urdhri për përdorimin e dy helikopterëve ushtarakë, të cilët në mëngjesin e hershëm të 5 shtatorit i transportuan priftërinjtë e Kishës së Serbisë për në Cetinje, është lëshuar nga shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Milutin Gjuroviç, në bazë të vendimit të ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac”.

Kështu kishte bërë të ditur mediumi malazez “CdM”, pas një hulumtimi të gjerë mbi ngjarjet që ndodhën në rastin e kurorëzimit të Mitropolitit Joanikije në Manastirin e Cetinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore