Lajme

Dëshmi vaksinimi para se të hysh në klub – Boris Johnson kritikohet ashpër


Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, është përballur me reagime të ashpra sa i përket planit për kërkimin e testit të vaksinës në klubet e natës.

Deputetet e opozitës dhe pronarët e klubeve janë treguar kritikë ndaj njoftimit që ka nxjerrë kryeministri.

Ata kanë kërkuar për të lehtësuar masat e marra ndaj Covid-19.

Gjatë një konference për shtyp, Patric Vallance u shpreh se në klubet në “Downing Street” virusi mund të përhapet në masë dhe shpejt.

Michael Kill akuzoi qeverinë për kaos dhe paqëndrueshmëri.

80% e klubeve të natës kanë thënë se nuk duan të zbatojnë rregullin e ri, të nxjerrë nga kryeministri, për kërkimin e vërtetimit të testit Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Justin Madders, ka ngritur dyshimet: “Si mund të jetë e sigurt të shkosh në klubet e natës, pa masa mbrojtëse, nëse në shtator mendohet se do të ketë një valë tjetër të virusit? Nuk ka kuptim”.

Nisur nga rastet e infektimit në numër të lartë dhe rregullave strikte, qytetarët amerikanë u paralajmëruan të mos shkonin në Britaninë e Madhe.

39 mijë e 950 raste të reja dhe 19 vdekje u konfirmuan në Mbretërinë e Bashkuar.

Boris Johnson vazhdon t’u rezistojë thirrjeve që i janë bërë për lehtësimin e masave.

Ai argumentoi se është e nevojshme të mbahen rregullat kryesisht të pandryshuara deri më 16 gusht, derisa një testim masiv të ndryshojë situatën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore