Sport

Dëshmi të reja dalin në dritë për skandalin ‘Barçagate’


“Mossos d’Esquadra”, policia rajonale e bashkësisë autonome e Katalonjës gjatë një kontrolli në shtëpinë e Jaume Masferrer-it, krahut të djathtë të ish-presidentit të Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu-t, kanë arritur të gjejnë katër llogari në Twitter që lidhen me “Barçagate”.

Të katërta llogarit menaxhohen nga kompania “13 Ventures”, kompania e punësuar nga klubi katalanas në kohën e Bartomeu-t.

Sipas policisë, llogaritë ishin krijuar për të provokuar reagime dhe jo vetëm për monitorimin e thjeshtë të mediave sociale. Deri më tani, llogaritë e certifikuara ishin vetëm nga Facebook.

“Barçagate” filloi të dilte në dritë në fillimin e vitit 2021 përgjatë muajit shkurt. Bartomeu kishte punësuar një kompani e cila “godiste” kundërshtarët e ish-presidentit të Barcelona-s në mediat sociale.

Mes personave që kompania “godiste” në mediat sociale ishin kritikët ndaj Bartomeu-t, por edhe lojtarët si Gerard Pique dhe Lionel Messi.

Mënyra e pagesës për këtë kompani është ajo që çoi në një hetim më të plotë të llogarive të klubit. Ditët e fundit, “SER Catalunya” ka parashikuar që hetimi në “Barçagate” do të zgjatet deri më 29 janar 2022, per shkak se nëntë persona të tjerë u thirrën për të folur si dëshmitarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore