Sport

Dëshironte Real-in, kërkesat ja përmbushi Bayern-i


Robert Lewandowski aktualisht është një ndër futbollistët më të mirë në botë.

Shifrat e sulmuesit polak të Bayern Munich janë të frikshme, me atë që ka shënuar tashmë në 18 ndeshje me radhë për bavarezët.

Mirëpo, përkundër formës së mirë, marrëdhënia e tij me Bayern-in nuk ka qenë gjithmonë më e mira.

Kështu thotë drejtori i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge.

Ai ka zbuluar se polaku para disa viteve po insistonte që të transferohej në Spanjë.

“Ai po flirtonte me Real Madrid-in”, tha Rummenigge.

“Ne e dinim që nuk mund ta lëshonim një futbollist si ai, dhe bëm gjithçka brenda suazave sportive që ta mbanim në klub”.

“Ai është një makineri golash”, vazhdoi Rummenigge, “dhe ne i premtuam që mund të fitonte gjithçka këtu”.

“Ëndrra e tij ishte Champions-i, dhe këtë e arritëm, edhe falë ndihmës së tij”.

Sa i përket marrëdhënieve me klubin madrilen, ato Rummenigge i cilëson “shumë pozitive”.

“Me Real-in dhe Florentino-n kemi shoqëri dhe repsekt të dy anshëm”, u shpreh.

“Por”, shtoi drejtori i Bayern, “sikur në 2008-ën me Ribery-n, kur madrilenët ofruan 75 milionë euro, edhe me Lewandowski-n, ne iu treguam që Bayern-i nuk është skuadër që shet”.

Rummenigge insiston se skuadra e tij mund të jetë në piedestalin e futbollit botëror.

“Ne jemi më të mirët, andaj nuk kemi pse të furnizojmë askë me talente”.

“Çka ofrojnë të tjerët, ofrojmë edhe ne”, mbylli fjalën Rummenigge.

Lewandowski vazhdon të jetë te Bayern-i dhe forma e tij vazhdon të jetë e lartë, por me shumë mundësi, për polakun, ky do të jetë sezoni i fundit në “Allianz Arena”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore