Sport

Deri në 10 mijë tifozë japonezë, do të lejohen në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”


Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, së fundmi ka marrë vendim, që të lejohet prania e deri në 10 mijë spektatorëve nga Japonia.

Spektatorët jashtë shtetit të Japonisë, tashmë janë të ndaluar për shkak të masave anti-Covid, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke siguruar që turmat nuk i kalonin 50 për qind të kapacitetit të hapësirës.

Vendimi për lejimin e së pakë 10 mijë japonezëve në çdo event të Lojërave Olimpikë, është marrë gjatë një mbledhje online, ku ishin të pranishëm presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike, si dhe ministrja e sporteve në Japoni Tamayo Marukawa.

Sipas këtij vendimi, tifozëve nuk do t’iu lejohet të bërtasin ose të flasin me zë të lartë, dhe duhet të mbajnë maska ​​në fytyrë gjatë gjithë kohës, raporton BBC.

Kujtojmë që Lojërat Olimpike, do të fillojnë më 23 korrik, të cilat do të zgjasin deri më 8 gusht, ndërsa Paraolimpiadat pasojnë një muaj më vonë, nga data 24 gusht.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore