Pajisje

Dërgesat e iPhone-ve do të vonohen për shkak të kufizimeve të COVID-it në fabrikën Foxconn


Kompania Apple pret më pak dërgesa të iPhone 14 Pro dhe iPhone Pro Max nga sa ishte parashikuar.

Situata vjen pasi kufizimet e COVID-19 kanë ndërprerë përkohësisht prodhimin në një objekt montimi në Zhengzhou, Kinë.

“Objekti aktualisht po funksionon me kapacitet të reduktuar ndjeshëm. Klientët do të përjetojnë kohë më të gjata pritjeje për të marrë produktet e tyre të reja”, thuhet në njoftim.

Fabrika kryesore në Zhengzhou në Kinën qendrore, e cila punëson rreth 200 mijë njerëz, është tronditur nga pakënaqësia për masat e rrepta për të frenuar përhapjen e COVID-19, me shumë punëtorë që ikin nga vendi.

Sakaq, ndikimi në prodhim vjen mes një kohe tradicionalisht të ngarkuar për prodhuesit e elektronikës përpara sezonit të festave të fundvitit, që përbën një kohë kryesore për shitësit e mallrave të konsumit.

Fabrika e Foxconn-it, e cila punëson rreth 200 mijë njerëz, prodhon shumicën e telefonave të rinj Apple, duke përfshirë iPhone 14 të ri.

Nga një deklaratë zyrtarë, banorëve në zonë, rreth 16 milje në jug-lindje të Zhengzhou, iu ndalua të dilnin nga shtëpia dhe se duhet të testohen me testin PCR një herë në ditë.

Shërbimet e transportit publik u pezulluan dhe vetëm automjetet e miratuara lejohen në rrugë. Masa të tjera përfshinin mbylljen e zyrave, dyqaneve dhe shërbimeve jo thelbësore.

Po ashtu çdo shkelje e rregullave do të “trajtohej ashpër” nga policia dhe u kërkoi njerëzve të bashkëpunojnë për “të shënuar fitore në luftën e këtij distrikti kundër pandemisë”.

Zhengzhou, një qytet me afro 13 milionë banorë, po përpiqet të përmbajë shpërthimin e tij më të keq në muaj, teksa e mban ekonominë e tij në një nivel të barabartë.

Të hënën, Kina ka raportuar 5 mijë e 496 raste të reja të transmetuara në vend, numri më i larti që nga 2 maji, kur kryeqyteti tregtar i vendit, Shanghai, u vu nën një bllokim dërrmues mes shpërthimit të tij më të keq.

Kina është ekonomia e fundit e madhe e lidhur me një strategji të shuarjes së shpërthimeve të COVID-it kur shfaqen, duke imponuar bllokime të menjëhershme, testime masive dhe karantina të gjata.

Kjo paçka ndërprerjes së gjerë të bizneseve dhe zinxhirëve të furnizimit ndërkombëtar.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore