Art&dizajn

Derdhja e kripës, ogur i keq në mesjetë


Kripa në periudhën e mesjetës, konsiderohej shumë e vlefshme sepse përvec se kushtonte mjaft, ishte dhe një burim i çmuar me vlera medicinale. Historia ishte e tillë që nëse ajo derdhej përtokë, nuk kishte më vlera shëruese si ilaç. Në ato kohë ajo hidhej mbi shpatullën e majtë, me qëllim që të mbante larg shpirtrat djallëzorë.

Në atë kohë ishte besytni e përgjithshme që shpirtrat e këqinj përndiqnin vazhdimisht njerëzit përreth tyre.

 

Fati i keq që lidhet me kripën ka edhe origjinë nga tablloja e Da Vinçit ‘Darka e Fundit’, Juda Iskarioti portretizohet sikur ka derdhur kripën. Kjo mendohet si diçka që ka gjasa të ketë sjellë fatin e keq.

Derdhja e kripës besohej që është njëlloj me mallkimin e tokës. Gjithmonë janë lidhur histori të trishta me derdhjen e kripës. Edhe nga pikpamja fetare që kur Kisha Katolike Romak e përdori kripë për të përgatitur Ujin e Shenjtë, ajo u cilësua shenjë e keqe.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore