Sport

Derby D’Italia/ Penallti për të gjithë, Juventus ende gjallë


Penallti për ty, penallti për atë, penallti për të gjithë.

Juventus – Inter, përveç që ishte ndeshja e sezonit për bardhezinjtë, kishte edhe një protagonist tjetër, pikën e bardhë të 11 metrave.

Minuta e 24-të, penallti për Juventus-in.

Cristiano Ronaldo e merr përsipër, godet dhe humbet.

Pritja e Handanovic, fatmirësisht për Portugezin, u kthye në këmbët e tij, dhe me portën bosh, shënoi me lehtësi.

Minuta e 35-të, penallti për Inter-in. Lukaku shënon, zikaltërit barazojnë shifrat.

Në momentet kur gjyqtari po bëhej gati të vërshëllente për përfundimin e pjesës së parë, Cuadrado u ngjit në skenë.

Me një goditje qëndrore, ai shënoi për epërsinë e dytë të skuadrës së Pirlo-s.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 58, kur kartoni i dytë i verdhë i Bentancur, i la me 10 lojtarë në fushë bardhezinjtë.

Shtatë minuta para fundit, të paktën për afro 400 sekonda, Chiellini u shndërrua në figurën më të urryer në Torino.

Ai shënoi autogol, me shifrat që u barazuan në 2-2.

Por, erdhi minuta e 88-të, dhe një tjetër penallti u akordua, e dyta për Juventus-in.

Cuadrado e morri përsipër, me Ronaldo-n që nuk ishte në fushë.

Ai shënoi, dhe ndeshja përfundoi rezultat 3-2.

Juventus mbetet gjallë për zonën Champions, por gjithçka është në dorën e rivalëve të tyrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore