Përballje

Derbi pa gola, Milan – Juventus përfundon ashtu si nisi


Luajtën Milan – Juventus, fituan Inter dhe Atalanta.

Në “San Siro”, Milan dhe Juventus për plot 93 minuta lojë nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Milan kishte më shumë mundësi, derisa Juventus tentoi me kundërsulme.

Gjatë gjithë takimit, Milan kishte katër tentime në drejtim të portës, kurse Juventus asnjë.

Ndryshe nga çpritej, kjo ndeshje zhgënjeu shumë.

Milan ka dështuar të mbajë hapin e Inter, që fitoi me shumë mund përballë Venezia-s.

Pas 23 ndeshjesh të zhvilluara, Milan ka 49 pikë, katër më pak se Inter që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Po të mos mjaftonte kjo, kuqezinjtë e kanë humbur edhe vendin e dytë nga Napoli.

Juventus në anën tjetër mbetet e pesta, me Romën që afrohet, dhe me Atalanta-n që ka mundësi të shkoj plus katër nëse fiton ndeshjen e mbetur.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 1991/92 që Milan dhe Juventus barazojnë dy ndeshjet e sezonit në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore