Sport

Derbi në paqe, buzëqesh Teuta


Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e javës së 33-të në Kategorinë Superiore, midis Partizanit dhe Tiranës. Derbi i kryeqytetit i luajtur në “Air Albania” përfundoi me rrjeta të paprekura.

Partizani priti Tiranën në ndeshjen e javës së 33, por duke mos mundur të sigurojë tri pikët që do e afronin më shumë me Teutën e vendit të parë.

Demat e Kuq dhe bardheblutë morën nga një pikë, që i mban në pozicione të njëjta me ato të parandeshjes. Partizani ka 59 pikë, në vendin e dytë, ndërsa Tirana ka 54 pikë dhe qëndron në vendin e pestë.

Teuta doli më e fituara nga ky barazim, pasi durrsakët shkëputen me trë pikë nga Partizani me të cilin do të kenë ndeshje direkte në javën që vjen.

Renditja e Kategorisë Superiore:

Java e 34 e Superiores do të luhet në datën 17 maj. Të gjitha takimet do të luhen në orën 17:00. Duelet e javës 34:

Kukësi – Bylis

Vllaznia – Kastrioti

Teuta – Partizani

Tirana – Laçi

Skënderbeu – Apolonia

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore