Përballje

Derbi mes Trepçës dhe Yllit e hap sezonin pranveror në basketbollin kosovar


Këtë të mërkurë hapet sezoni i ri në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, e cila do të zhvillohet në ora 19:00.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” të Mitrovicës, e cila pritet të jetë shumë interesante, për faktin se dyja skuadrat kanë pikë të barabarta me nga 10 fitore.

Të dy ekipet kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe pritet një sfidë luftarake mes tyre.

Në përballjet e këtij edicioni, secila skuadër ka nga një fitore ndaj tjetrës.

Të enjten në kryeqytet, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën. Gjilanasit janë ende pa fitore në elitë me 14 humbje, kurse prishtinasit kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje.

Peja – Bashkimi është sfida e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Në këtë edicion, pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse prizrenasit tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Prizreni 16-Rahoveci, rezultati do të zhvillohet nga Liga Unike.

Java 15

E mërkurë

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

E enjte

Drita – Sigal Prishtina

Peja – Bashkimi

Prizreni 16 – Rahoveci (REZULTATI NGA LIGA UNIKE)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore