Sport

Derbi mes Juventus-it dhe Milan-it për talentin gjeorgjian


Mediat në Gjerorgji raportojnë se Juventus-i dhe Milan-i po vëzhgojnë talentin gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, që aktivizohet me Rubin Kazan-in në Rusi.

Lojtari është pjesë e Kombëtares së Gjeorgjisë, me të cilët numëron tetë paraqitje, tre gola dhe dy asiste.

Me Rubin Kazan-in është aktivizuar në 21 takime në Premier Ligën ruse. Katër gola dhe tetë asiste për talentin gjeorgjian në Rusi.

20-vjeçari përshtatet në tre pozitat para mesfushës, si mesfushor i avancuar dhe në krahë. Vlerën në merkato, sipas Transfermarket-it e ka 10 milionë euro.

Kvaratskhelia është nën kontratë me Rubin-in deri në 2024. Por, vlera prej 10 milionë euro, është e përballueshme nga klubet italiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore