Përballje

Derbi londinez dhuron spektakël dhe tensione


Derbi i parë i Londrës për këtë edicion në Premier Leauge dhuroi spektakël, teksa në javën e dytë të kampionatit u ballafaquan Chelsea dhe Tottenham-i.

Ndeshja nuk dhuroi fitues, por emocione e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Të parët kaluan në epërsi vendasit e Chelsea-t, ku protagonistë ishin dy blerjet e reja, Kalidou Koulibaly, i cili shënoi një gol të bukur pas një asistimi shumë të mirë nga Marc Cucurella.

Në vazhdim pati raste dhe ritëm të lartë të lojës, por pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Chelsea-t.

Tottenham-i arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 68-të me anë të Pierre-Emile Hojbjerg, gol ky që u përjetua shumë nga trajneri Antonio Conte, i cili provokoi pankinën kundërshtare.

Megjithatë, pas nëntë minutash blutë barazuan përsëri. Ishte Reece James që shënoi golin e dytë të Chelseat në minutën e 77-të të ndeshjes, i cili u asistua nga Raheem Stearling.

Kur skuadra e Thomas Tuchel mendoi që do dilte me tre pikë nga kjo sfidë, ishte sulmuesi kryesor i Tottenham-it, Harry Kane, i cili shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë nga një goditje këndi.

Pas ndeshjes nuk mungoi përsëri përleshja mes dy trajnerëve, të cilët më pas u ndëshkuan të dy me kartonë të kuq.

Më këtë barazim, tani dyja skuadrat kanë nga katër pikë, pasi që në ndeshjet e para kanë shënuar fitore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore