Sport

Derbi i Milanos zhvendoset në merkato, kërkohet talenti i Benfica-s


Benfica është ndër ato klube që nxjerrin shumë lojtarë në futbollin evropian. Sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë nga Amerika e Jugut.

Darwin Nunez-i është lojtari i radhës, për të cilin janë vënë në garë shumë klube.

Nunez-i po bënë sezon pozitiv në Portugali. Pas interesimit të Barcelona-s, Real Madrid-it dhe Atletico Madrid-it, në garë janë futur edhe dy skuadra të tjera.

Inter-i dhe Milan-i po monitorojnë sulmuesin 22-vjeçar.

Urugaiani shkëlqeu dhe në fitoren 3-0 të Benfica-s përballë Barcelona-s në Champions League. Ndeshje e luajtur në mesjavën e kaluar.

22-vjeçari u bë pjesë e Benfica-s vitin e kaluar. Ata paguan 24 milionë euro të UD Almeria në Spanjë për të marrë shërbimet e tij.

Më herët, lojtari ishte pjesë e skuadrës së mirënjohur në vendlindje, Penarol-it.

Me “Shqiponjat”, uruguaiani është aktivizuar në 52 ndeshje. 20 gola dhe 12 asiste mbajnë emrin e tij.

Në sezonin aktual duket se Nunez-i po ambientohet më së miri. Në gjashtë paraqitje në Liga Bwin ka shënuar katër gola.

Dy gola të tjerë i ka shënuar në po kaq ndeshje në Champions League.

Sulmuesi ka kontratë me ekipin nga Lisbona deri më 30 qershorin e vitit 2025.

Një skenar i përsosur për Benfica-n, pasi lojtari mund të largohet vetëm me koston që kërkohet nga vetë ata. Pa dashur të ulin vlerën e çmimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore