Lajme

Deputeti ukrainas uron Kosovën: Po bëj çdo gjë që Ukraina ta njohë Kosovën


Ilustrim

Ndonëse shteti i tij refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili muaj më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ka uruar Kosovën në 15 vjetorin e shtetësisë së saj.

Goncharenko i cili së fundmi përmes një peticioni ka nisur fushatën e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Ukraina, thotë se Kosova dhe kosovarët janë të mrekullueshëm.

“Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosovën në 15 vjetorin e pavarësisë kanë uruar shumë diplomatë e burrështetas.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka uruar kosovarët në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përveç urimit, diplomatja izraelite ka deklaruar se “pret me padurim rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dhe bashkëpunimin dypalësh mes Kosovës dhe Izraelit.

Në anën tjetër Nicholas Abbott, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ai i cili përveç urimit të pavarësisë tha se sot për kosovarët është një ditë i cili duhet të shihet me krenari sidomos për gjithçka që ka arritur Kosova gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit.

Urimeve për pavarësi u bashkëngjit edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ndër të tjera deklaroi se “Gjermania është e lumtur që ka një mik kaq të ngushtë pran saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore