Lajme

Deputeti i VV-së akuzon organizatën për politizim të veteranëve


Gani Krasniqi, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Nuk ka dashur të hy në diskutim nëse veteranët kanë apo jo të drejtë për të protestuar, por kësaj ngjarje i ka dhënë fokus te politizimi i sh ushtarëve të UCK-së nga udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Me të marrë fjalën në foltoren e kuvendit, Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se udhëheqësit e OVL-UÇK-së ka pranuar që të politizohet ndër vite dhe ajo është përgjegjëse për gjendjen e krijuar tani.

“Është e vërtete se luftëtarët janë të ngritur në protestë, nuk kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë, por është udhëheqja e OVL-UÇK ajo që ka pranuar që kjo organizatë të politizohet. Jo nuk është përgjegjësi e të gjithë veteranëve. Të veteranëve të vërtete”.

Krasniqi ka shtuar se mos politizimi i kësaj organizate të luftës, do t’i bënte ata opozitë të fuqishme në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse kjo organizatë nuk do të ishte politizuar nga ato parti që u thirrshin si parti të luftës në themelimin e tyre kjo organizatë do të kishte qenë opozita kryesore e Kuvendit dhe Qeverisë dhe kështu i ka hije organizatave që përfaqësojnë këto kategori”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka propozuar që të bisedohet me veteranët, por edhe të pastrohen listat, si dhe mos t’u merret e drejta për të punuar veteranëve.

Kuvendi i Kosovës që në mëngjes ka nisur punimet për disa të ma të ndryshme.

Për shkak të protestës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, seanca nisi me protestë edhe nga opozita.

Ata pamundësuan realizimin e punimeve duke zënë hapësirën qendrore të kuvendit, ku është e vendosur foltorja.

Veteranët në oborr dhe deputetët e opozitës brenda hapësirave të Kuvendit, po kërkojnë që Qeveria të fus kategorinë e veteranëve të Luftës në ligjin për pagën Minimale.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i thirri në takim shefat e grupeve parlamentare dhe më pas kuvendi shkoi në pauzë.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë bllokuar sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, me pretekstin se seanca në fjalë nuk duhet të vazhdohet me asnjë pikë të rendit të ditës deri sa çështja e veteranëve të zgjidhet.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka këmbëngulu në mos vazhdimin e seancës pa konsultimin me veteranët, ani pse kryeministri Kurti premtoi që nesër do të takojë veteranët, së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financa.

Pas rikthimit nga pauza, kryeministri Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit ftoi në takim veteranët e UÇK-së për të diskutuar rreth kërkesave të tyre.

Kurti bëri me dije se për këtë takim do ta anulojë edhe pjesëmarrjen në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se takimi me veteranët e UCK-së do të mbahet të premten e 17 qershorit, për të biseduar rreth çështjes së Projektligjit për Ligjin e Pagave, për të cilën këta të fundit protestuan sot.

“U dakorduam me shefat e grupeve parlamentare që të fillojë një proces të dialogut mes qeverisë e përfaqësuar në këtë rast nga ministri i financave, parlamenti përmes komisionit ku trajtohet ligji në fjalë pra komisioni për buxhet i përfaqësuar nga kryetari Armend Muja, ky të jetë ekipi i cili takon veteranët si palë lidhur me këtë çështje”, ka thënë Konjufca.

Edhe pas këtyre deklaratave, deputetët e opozitës, ata të PDK-së dhe AAK-së, sërish e bllokuan foltoren kryesore të kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka këmbëngulu në mos vazhdimin e seancës pa konsultimin me veteranët, ani pse kryeministri Kurti premtoi që nesër do të takojë veteranët, së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financa.

Rrjedhimisht, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u detyrua që sërish të qoj punimet në pauzë deri sa të merren vesh për një qëndrim të përbashkët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore