Lajme

Deputeti i SNS-së: “Daçiç e tradhtoi Millosheviçin, por nuk e tradhton Vuçiçin”


Deputet i Partisë Përparimtare Serbe, Bratislav Jugoviç

Një film i stillit të rëndomt të propagandës së Aleksandër Vuçiç që u shfaq në Tv Pink ku përveç presidentit serb që u glorifikua në dimensione përçudnuese, ku u demonizuan të gjithë liderët opozitës, përfshirë këtu edhe Ivica Daçiçin, u bë temë përplasjesh në skenën edhe ashtu të përplasur politike serbe.

Ajo që përbënte ndryshim nga kursi i propagandës së zakonshme, ishte se edhe lideri i Partisë Socialiste Serbe (SPS) që për më shumë se 10 vite partner koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Vuçiç, u paraqit si “tradhtar”.

Deputeti nga radhët e SNS, Bratislav Jugoviç tha se “Daçiç ndonëse ishte ‘sheqeri’ i Millosheviçit dhe e tradhtoi atë, nuk do ta tradhtojë Vuçiçin”.

“Nëse Serbia vendos t’i imponojë sanksione Rusisë, ai duhet të jetë kryeministër i Serbisë”, tha deputeti serb, duke iu referuar deklaratave të Daçiçit në fushatë zgjedhore i cili një prej frazave më të madhe elektorale e kishte “Kush vendos sanksione ndaj Rusisë, nuk është vetëm armik i Rusisë, por në rend të parë i Serbisë”.

“Daçiç tradhtoi Slobodan Millosheviçin, por Vuçiçin nuk e tradhton. Arsyeja është e thjeshtë – Sllobo e shihte Daçiçin si ‘sheqer’ të vogël, ndërsa Vuçiç e sheh si politikan me nëntë jetëra”, u shpreh ai, raportoi Nova.

“Nëse i vendosim sanksione Rusisë, Ivica Daçiç duhet të jetë kryeministër. Kur ta gëlltisim bretkosën, atëherë bien tupanat. Politika është sport i ashpër kur lojtarët që janë rezistentë ndaj goditjeve të mëdha mbijetojnë. Duke qenë se Daçiç ka qenë në skenën politike për një kohë të gjatë, mendoj se ai do t’i mbijetojë edhe goditjes më të madhe që nga NATO mbi vendin tonë”, u shpreh ai.

Për më shumë se 10 vite koalicion në pushtet, zyrtarët e SNS-së, në rend të parë, Ana Bërnabiç, kanë deklaruar haptazi se nuk do të bëjnë koalicion me SPS-në e Daçiçit dhe se ky i fundi “nuk do të jetë kryeministër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore