Lajme

Deputeti i PDK-së po tenton sigurimin e 1 milion vaksinave


Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha për Albanian Post se brenda tri ditëve ka mundësi që të vijnë në Kosovë një milion vaksina anti-COVID.

Ai thotë se për ardhjen e tyre në Kosovë kanë ndihmuar biznesmenët shqiptarë në Amerikë dhe Evropë.

“Po kam kontaktuar shoqata të mjekeve shqiptar në Amerikë dhe Evropë, biznesmenë shqiptarë të suksesshëm përmes të cilëve po presim përgjigjen për sigurim të 1 milion vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca”, tha Haxhiu.

“Pastaj kontakti të behet përmes Qeverisë së Kosovës dhe kompanive prodhuese, ne vetëm ndihmojmë, asistojmë në këtë proces me të vetmin qëllim të kujdesit dhe mbrojtës së shëndeti të qytetarëve tonë”, theksoi Haxhiu.

“Falënderoj të gjithë njerëzit vullnet mirw që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin tonë në sigurim të vaksinave”.

Albanian Post për këtë çështje ka provuar të flas edhe me zëdhënësin për media të Qeverisë së Kosovës, por Përparim Kryeziu nuk është lajmëruar në telefon.

Pesë ditë më parë ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se pritet që në fund të prillit ose në fillim të majit do të vijnë edhe dozat e tjera, saktësisht kontingjenti i dytë i vaksinave.

“Kontingjenti i dytë i këtij grupi pritet të vij nga fundi i muajit prill ose nga fillimi i muajit maj, këto janë së paku fjalët që kemi nga kompania, Covax. Ndërsa për dozën e dytë është qershori. Jemi në kohë”, pati thënë Vitia.

Të hënën e 28 marsit, në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër Coronavirusit, nga kompania AstraZeneca që janë siguruar përmes programit “COVAX”, mundësuar nga Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar personeli shëndetësor dhe të moshuarit mbi moshën 85 vjeçare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore