Lajme

Deputeti i PDK-së i blen batanije Kurtit, ja sjell në Kuvend


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, i ka sjellë një batanie Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kastrati ka thënë batanijen për Kryeministrin e ka ble “BABY SHOP”.

Ardian Kastrati

“Miq, unë sot ja bleva Kurtit këtë batanije në ‘BABY SHOP’ me ja jep në parlament, por më shkoj huq se PSD paska investuar më shumë se unë dhe ja paska vendos para Qeverisë disa batanije me dimensione shumë më të mëdha se e imja”.

Tutje Kastrati ka shkruar se “nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi”, ka përfunduar ai.

Kryeministri Albin Kurti më 15 dhjetor kur është pyetur në konferencë nga gazetarët se me çfarë po ngrohet ai, meqë qytetarëve po u thotë që të mos e bëjnë ngrohjen me rrymë.

Kurti kishte deklaruar se, “unë për vete mbrëmë u ngroha me batanije”.

“Qeberia Kurti”

Partia Socialdemokrate(PSD) të premten e 24 dhjetorit përmes një aksioni simbolik ka vendosur batanije (qebe) në vend të simboleve shtetërore, pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku ka synuar të simbolizojë atë që po ngjan realisht në vend, reduktimet elektrike, dhe propozim/konstatimet aspak zgjidhëse të Qeverisë në raport me krizën energjetike.

“Unë për vete jam ngrohur me batanije”, dhe “qytetarët po e shfrytëzojnë energjinë elektrike për komoditet” ishin dy pohimet që bënë që Partia Socialdemokrate e Kosovës të ngrit para qeverisë qebet në vend të flamujve.

Qeveria, sipas PSD-së, është “Qeberi”.

PSD, përmes qebeve synoi të përçojë mesazhin se propozimet e Qeverisë “për ngrohje me çebe e për t’i shkyçur joystick-ët”, janë “ikje nga zgjidhja”.

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet e vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti përballë problemeve energjetike.

“Kemi një kryeministër që na udhëzon se mënyra e të mbrojturit nga të ftohti është qebja. Kemi një ministre që ia hedh fajin te njerëzit që po e përdorin rrymën për komoditet”, ka deklaruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore