Kosova

Deputeti i LVV-së kërkon anulimin e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit


Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka vërejtje të mëdha sa i përket procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Rrustemi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kërkuar anulimin e këtij konkursi për disa arsye që ai i ka numëruar.

“Po ndjekim me shumë vëmendje procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit. Shqetësimet e ngritura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL , si koalicion i Organizatave të Shoqërisë Civile janë me vend dhe i mbështes plotësisht”, ka shkruar Rrustemi.

Sipas tij, “konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit duhet të anulohet e të rishpallet, për shkak të shkeljeve, mungesës së transparencës dhe mos garantimit të paanshmërisë”.

Ai konsideron se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon një kryeprokuror me integritet të lartë moral e profesional.

“Procesi që u zhvillua në KPK rezulton qartazi në shkelje procedurale e mungesë objektiviteti e transparence. Një gjë të tillë e thotë edhe koalicioni i organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e drejtësisë, të cilat kanë kërkuar me të drejtë anulimin”.
Kandidatët që kanë aplikuar për Kryeprokuror të Shtetit.

“Procesi që u zhvillua në KPK rezulton qartazi në shkelje procedurale e mungesë objektiviteti e transparence. Një gjë të tillë e thotë edhe koalicioni i organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e drejtësisë, të cilat kanë kërkuar me të drejtë anulimin”.

Të premten e 18 marsit, zyrtarisht ka nisur intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Pesë prokurorë, kanë aplikuar për pozitën e të parit të Prokurorisë së Shtetit, për të zëvendësuar Aleksandër Lumezin, të cilit i skadon mandati në prill.

Ata të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Armend Hamiti, Blerim Isufaj, Kujtim Munishi, Lulzim Sulejmani dhe Shqipdon Fazliu.

Ndryshe, njoftimi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit ishte bërë në fillim të muajit janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore