Lajme

Deputetët opozitës largohen nga seanca, pushteti s’ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare


Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar nga seanca e Kuvendit, meqë pozita nuk i kishte votat e mjaftueshme për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se “qe një orë e gjysmë jemi këtu, nuk po mundemi ta tejkalojmë asnjë pikë të rendit të ditës”.

“Ne si PDK nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë, sepse është i pakuptimtë qëndrimi jonë në këtë seancë. Ne u munduam që t’u u japim përkrahje, por ju si keni votat e duhura”, tha Tahiri

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, theksoi se deputetët e partisë së tij, nuk do të qëndrojnë më në seancë.

“Në vazhdën sjellës së pa përgjegjshme të LV-së lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare duke i spostuar nga rendi i ditës, edhe ne nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë”, tha Gashi.

Sallën e kanë lëshuar edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq për vendimet për marrëveshje ndërkombëtare merren me dy të tretat e deputetëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore