Lajme

Deputetët e PE-së: Serbia s’mund të vazhdojë negociatat nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë


Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse Beogradi nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë, njoftuan socialdemokratët, grupi i dytë parlamentar më i madh në Parlamentin Evropian.

Kështu e komentoi ky grup nënshkrimin e planit konsultativ nga ministritë e jashtme të Serbisë dhe Rusisë në New Jork.

“Shumë zhgënjyese nga një vend që aspiron të anëtarësohet në BE,” shkroi deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.

Mediumi serb “Blic” ka publikuar përmbajtjen e supozuar të dokumentit bashkëpunimi të nënshkruar javën e kaluar në New York nga ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, i cili prodhoi kritika të shumta për shtetin serb, meqë u nënshkrua një marrëveshje me një shtet agresor si Rusia.

Hill: Po pres shpjegim se çfarë nënshkroi Serbia me Rusinë

Edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, kërkoi shpjegim dhe informacion zyrtar në lidhje me përmbajtjen.

Në një konferencë për shtyp pas hapjes së forumit rajonal “Qeverisja e mirë dhe politikat antikorrupsion në kohë pasigurie gjeopolitike”, Hill tha se “nuk është plotësisht e qartë” se çfarë përmban dokumenti, por se “në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë”.

“Askush nuk nënshkruan asgjë (me Rusinë). “Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por presim një shpjegim”, tha Hill.

Ambasadori shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbështesin Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe në heqjen e varësisë së saj energjetike nga Rusia “e cila bazohet në shantazh”, por se kjo ndihmë do të jetë aq sa kërkon Serbia.

Hill tha se SHBA-të duan të dëgjojnë se çfarë dëshiron Serbia duke nënshkruar një marrëveshje me një vend që “sulmoi brutalisht fqinjin e tij” dhe kërcënon të përdorë armë bërthamore.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, Nikola Selakoviç dhe Sergej Lavrov, nënshkruan më 23 shtator në Neë York “Planin e Konsultimit të Ministrive të Punëve të Jashtme” të dy vendeve për dy vitet e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore