Sport

Depay shumë afër transferimit te Barcelona


Pas dështimit për të nënshkruar me Georginio Wijnaldum, Barcelona i janë vënë pas sulmuesit holandez të Lyon-it, Memphis Depay.

Pas shumë thashethemeve se mesfushori holandez, Wijnaldum do t’i bashkohet katalunasve, ai i refuzoi këta të fundit pasi i erdhi një ofertë më e mirë nga Paris Saint Germain.

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar përmes rrjetit social Twitter, se Barcelona mund të ofrojë një ofertë deri në vitin 2023 për Memphis Depay.

“Barcelona po i ofron Memphis Depay një kontratë deri në qershor të vitit 2024. Marrëveshje e përmirësuar tre-vjeçare për të përfunduar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, që të shmangin ndonjë problem tjetër pasi Gini Wijnaldum ndryshoi mendim për t’u bashkuar me PSG”, ka shkruajtur Romano.

Barcelona është duke kaluar një merkato fantastike, ku deri tani, kanë transferuar Sergio Agueron dhe Eric Garcian, por sic duket, ata nuk do të ndalen, pasi kërkojnë sukses në garat evropiane.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore