Sport

Depay nënshkruan me Atletico Madrid-in


Sulmuesi holandez Memphis Depay, do t’i bashkohet Atletico Madrid-it pasi transferimi i tij u ra dakord nga rivali i ligës spanjolle Barcelona të premten, tha klubi katalanas.

Depay tashmë ishte stërvitur me Atleticon të enjten me lejen e Barcelonës.

Barcelona tha se Atletico kishte rënë dakord të paguante 3 milion euro (3.25 milion dollarë) me një të mundshme 1 milion euro (1.08 milion dollarë) më shumë në shtesa.

Atletico Madrid-i kishin nevojë për një sulmues pas largimit të Joao Felix dhe Cunha-s, dhe ky transferim erdhi në kohën e duhur klubin nga kryeqyteti.

Depay kishte performanca mjaft të mira në Kupën e Botës, por ai nuk arriti të përshtatet me lojën e trajnerit të Barcelonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore