Euro 2020

Depay lojtari më i ri i Barcelona-s


Gazetari sportiv, Fabrizio Romano, ka raportuar gjatë ditës së shtunë se Barcelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e holandezit, Memphis Depay.

Depay do të vijë si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me francezët e Lyon-it.

Aktualisht, 27-vjeçari është pjesë e Euro 2020 me Kombëtaren e Holandës, ku ka shënuar edhe një gol në sfidën e fituar përballë Austrisë.

Lojtari pritet t’i bashkohet Barçës pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore