Sport

Dënohet ylli i Borussia Monchengladbach-ut


Federata Gjermane e Fubollit (DFB – Deutscher Fußball-Bund), ka dënuar maksimalisht për sjellje anti sportive, sulmuesin 23-vjeçar të Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram.

Thuram, i biri i Lilian Thuram, një prej ish-lojtarëve më të njohur në botën e futbollit, pasi ka luajtur me Parmën, Juventusin, Barcelonën, Monakon dhe kombëtaren e Francës.

DFB vendosi të dënoi Thuram, me pesë ndeshje pezullim; një ndeshje në kupë dhe katër ndeshje në kampionat, si dhe një gjobë prej 40,000€, për shkak se Thuram, pështyu në fytyrë lojtarin e Hoffenheim-it, Stefan Posch, gjatë ndeshjes së të shtunës mes dy ekipeve, në Bundesligë.

Më herët edhe ekipi i Monchengladbach-it, kishte bërë të ditur se për gjestin e Thuram-it, e kishte gjobitur lojtarin me pagën e tij mujore, e cila do të jepej për bamirësi, situatë të cilën edhe vetë lojtari e kishte pranuar.

Ai u përjashtua me karton të kuq, në minutën e 78’ të takimit, ku fillimish u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR, arbitri i vendosi kartonin e kuq.

Menjëherë pas ndeshjes, Thuram reagoi në mediat sociale;

“Sot ndodhi diçka që nuk është në karakterin tim dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Unë reagova ndaj një kundërshtari në një mënyrë të gabuar dhe diçka ndodhi aksidentalisht dhe jo qëllimisht”.

“Unë kërkoj falje për të gjithë, për Stefan Posch, për kundërshtarët e mi, për shokët e mi të ekipit, për familjen time dhe për të gjithë ata që panë reagimin tim,”

“Sigurisht, unë i pranoj të gjitha pasojat e gjestit tim.”

Thuram do të humbas ndeshjen kundër Elversberg-ut, në Kupën e Gjermanisë, dhe në Bundesligë përballjet me Arminia Bielefeld, Bayern Munich, Stuttgart dhe Werder Bremen./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore