Shqipëria

Dënohet me 6 vite burg biznesmenia që shiste apartamentet disa herë


Gjykata e Tiranës ka dёnuar me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli nёn akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Vjollca Hoxholli u vendos nё pranga nё vitin 2018.

Ajo akuzohet se shiste disa herё tё njёjtin apartament dhe pёrfitonte para duke mashtruar qytetarёt.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli.

Hetimet treguan se V.H. kishte arritur pёrmes veprimtarisё sё mashtrimit rreth 318 mijё euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore