Sport

Dënimi maksimal me të cilin mund të përballet Dani Alves


Dani Alves. Photo: Sky Sports

Dani Alves vijon të jetë në burg edhe pasi avokati i tij, Cristobal Martell paraqiti një ankesë në Gjykatën numër 15 të Barcelonës për lirimin e tij me kusht nga Brians 2.

Vendimi i gjykatës për dënimin përfundimtar apo lirimin e futbollistit brazilian është planifikuar për javën tjetër.

I akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor 2022, Alves është përshtatur me burgimin në të njëjtën kohë që avokati i tij u shpreh pozitiv përpara mikrofonave të “The Ana Rosa Program”.

I sigurt dhe shpresëdhënës, Martell ka propozuar alternativa të tjera ndaj burgut për klientin e tij, si heqja e pasaportës, një urdhër ndalimi ose vendosja e një byzylyku ​​telematik për të kontrolluar vendndodhjen e tij jashtë burgut, të paktën deri në ditën e gjykimit të tij.

Por, nëse shpallet fajtor, sa do të ishte dënimi për Dani Alves?

Një gjyq në të cilin, nëse dënohej, Alves do të përballej me ligjin që hyri në fuqi më 7 tetor, atë të “Vetëm po është po”. Një rregull me të cilin futbollisti mund të dënohet nga 4 deri në 12 vite burg.

Sipas Ligjit 10/2022 të datës 6 shtator, “dënohet me burgim nga 1 deri në 4 vjet, si përgjegjës për sulm seksual, kushdo që kryen çdo veprim që cenon lirinë seksuale të një personi tjetër pa pëlqimin e tij”.

Megjithatë, dhe në përputhje me nenin 179 të ligjit, “në rastet e sulmit seksual, qoftë vaginal, anal apo oral, apo futjen e pjesëve apo sendeve në një nga tre rrugët e para, personi përgjegjës do të dënohet si i burgosur për përdhunim me dënim nga 4 deri në 12 vjet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore