Lajme

Dendias për dialogun Kosovë-Serbi: Greqia mbështet përpjekjet e BE-së për të arritur përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve


Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laiçak dhe Kryediplomati grek, Nikos Dendias

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, ka takuar Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laiçak, me të cilin diskutoi rreth çështjes së bisedimeve dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përmes një cicërime në Twitter ai tregoi se Lajçakut i ka përçuar mesazhin e mbështetjes së plotë të Greqisë për bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Diskutuam me Miroslav Laçjak rreth zhvillimeve të ngjarjeve dhe rrugën përpara drejt dialogut Beograd-Prishtinë. I ritheksova qëndrimin e fortë grek ndaj përpjekjeve të tij për të arritur progres rreth marrëdhënieve mes dy palëve”, shkroi Nikos Dendias.

Dendias bëri të ditur se me Lajçakun u takuan në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Lajçak gjithashtu e ripublikoi cicërimën e Nikos Denidas, ku dhe falënderoi “Dendiasin, Greqinë dhe lidershipin për interesimin. Mbështetjen e punës sime, si dhe zgjerimin e BE-së në rajon”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore