Shqipëria

Denaj: Rriten të ardhurat nga tatimi mbi fitim me 142%


Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka njoftuar të martën përmes një dalje publike, se të ardhurat nga tatimi mbi fitim, në 2019-tën janë rritur me 142% në krahasim me vitin 2013.

“Vetëm rritja e normës ndikon me 25.1%, ndërsa pjesa kryesore e rritjes të të ardhurave nga tatimi mbi fitimin në 142%, është kryesisht mire-administrimi fiskal”, është shprehur Denaj.

Denaj ka prezantuar analizën ekonomike të të ardhurave në buxhetin e shtetit në periudhën  2019-2013.

Sa i përket numrit të bizneseve të regjistruar në Shqipëri nga 2013-ta në 2019-tën është rritur me 47%.

Në periudhën 2009- 2013 ishin 14 mijë e 121 biznese të regjistruar ndërsa në periudhën 2014-2019 ishin 20 mijë e 785 biznese të regjistruar.

Numri i të punësuarve ka pësuar ndryshime duke u rritur me 46%, gati 225 mijë vende të reja pune.

Gjatë 2013-tës, numri i të punësuarve ishte 473 mijë e 506 ndërsa në 2019-tën ndryshoi në 698 mijë e 235./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore