Shqipëria

Denaj: Paga 300 mijë lekë sjell rritje të formalitetit


Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka shpjeguar se rritja e pagës me 300 mijë lekë është një rritje drejt formalitetit.

“Duhet të theksojmë se ne vijmë nga struktura të larta të informalitetit dhe rritja me 300 mijë lekë është edhe një rritje drejtë formalizmit”, u shpreh Denaj.

Sipas saj, Qeveria e ka mbikëqyrur tregun e punës dhe i ka deleguar Këshillit Kombëtar të Punës, detyrimin ligjor për rritjen e pagës minimale.

Denaj ka bërë të ditur se biznesi privat është treguar i gatshëm në rritjen e pagës minimale të punonjësve. Ata kanë argumentuar se kjo është në ndihmë të individit pasi “rrit më shumë” kontributet dhe të ardhurat.

Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) për rritjen e pagave të stafit mjeksor dhe të punonjësve të arsimit ka hyrë në fuqi me datë 1 janar 2021. Denaj ka bërë të ditur që Shqipëria ka pasur një rënie ekonomike në nivelin 5.45% gjatë nëntë mujorit. Kjo nga mbyllja e ekonomisë që u bë nga masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore