Sport

Dëmtohet futbollisti i Sevilla-s dhe humb Kupën e Botës


Një lajm i keq ka ardhur për Sevilla-n dhe trajnerin Julen Lopetegui.

Ekipi andaluzian ka humbur shërbimet e Jesus Corona, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.

Anësori i djathtë meksikan, i cili u transferua nga Porto në afatin kalimtar të janarit, ka thyer kyçin e këmbës dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave katër deri në pesë muaj.

Në këtë mënyrë, Corona do ta humbasë edhe Kupën e Botës me kombëtaren e tij Meksikën, të cilët bëjnë pjesë në grup me Argjentinën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

Ai është një nga futbollistët kryesorë në formacionin e kombëtares meksikane, i cili numëron 67 paraqitje zyrtare dhe 10 gola të shënuar.

Kujtojmë që Sevilla në ndeshjen e parë u mposht nga Osasuna me rezultat 2:1, kurse në ndeshjen e javës së dytë do ta presin në shtëpi Valladolid-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore