Shqipëria

Demokratët duhet të jenë gjithmonë ‘pronto’ për protesta


Aksioni opozitar ka qenë kryefjala e kryedemokratit Sali Berisha në diskursin e tij gjatë këtyre muajve.

Së bashku me aleatin e tij në politikë, Ilir Meta do të jenë prijës të protestave, pasi vetëm kështu mund të rrëzohet “regjimi monist i Edi Ramës”.

Data më e afërt është 11 shkurti. Berisha ka thirrur një protestë mbarëkombëtare.

Megjithatë, thirrja e tij nuk mbetet me kaq.

Teksa zhvilloi një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, ai deklaroi se do gërshetojnë dhe kombinojnë gjithë format e përpjekjeve në betejën e tyre.

Për Berishën, revolta e tyre do të shtrihet në sheshe, rrugë, institucione, qëndresën në parlament dhe hetimin parlamentar.

Dhe në këtë rast një udhëzim ka dhe për demokratët që nuk u përkasin institucioneve, dhe që nuk mund të mbledhin firma për të ngritur Komisione Hetimore.

Për demokratët e “thjeshtë”, detyra është të jenë gati, në “çdo kohë”.

“Parlamenti nuk mund të funksionojë si një klub i Edi Ramës, jashtë rregullave. Qytetarët do jenë në çdo kohë të gatshëm për të protestuar aty”.

Parulla e Berishës është “aksion për largimin e Ramës”, ndërsa veprimi i vërtetë ju mbetet qytetarëve…

Berisha thërret protestë kombëtare më 11 shkurt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore